Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, është shprehur i kënaqur me paraqitjen e futbollistëve të tij në fitoren 4:0 të shënuar në Podujevë ndaj Llapit.
“Në Llap nuk është e lehtë të fitohet, por ia dolëm sot. Më gëzoi shpirti luftarak në fushë dhe treguam se kemi potencial të mirë”, ka thënë Nuhiu për “SSK”, përcjellë gazeta KOHA.
Pas kësaj fitore Drita me katër pikë kryeson renditjen tabelore të Superligës së Kosovës, ndërsa skuadrën nga Gjilani e ndjek Prishtina me 57 pikë.