Shkup, 18 shtator – Pas dy skuadrave shqiptare nga vendi ynë, edhe Kosova në këtë kompeticion do të ketë përfaqësuesin e saj, KF Drita nga Gjilani, e cila arriti të mund pikërisht skuadrën e Sileksit në raundin e dytë dhe kështu të plasohet në raundin e tretë të Liga Evropës dhe të shkruajë historinë e futbollit kosovar, pasi bëhet skuadra e parë nga vendi ynë që luan në rrethin e tretë në këtë kompeticion.
Djemtë e trajnerit shkupjan Ardian Nuhiu triumfuan me rezultat të pastër 0-2, në një ndeshje të dominuar gjatë 90 minutave. E pas ndeshjes trajneri Nuhiu ka thënë se është i lumtur me fitoren, teksa atë ia dedikon tifozëve Intelektualëve.
“Jam shumë i lumtur për fitoren. Normalisht që kisha njohuri për ekipin kundërshtar, por lojtarët ishin ata që e kryen punën. Në pjesën e parë nuk arritëm të dalim në lojën tonë, ndërsa në pjesën e dytë lojtarët e morën veten dhe arritëm rezultatin që deshëm. I uroj futbollistët për angazhimin dhe këtë fitore ua dedikojmë ‘Intelektualëve’”, deklaroi Nuhiu.
Në raundin e tretë të Ligës së Evropës, Drita luan me gjigantin polak Legia Varshavë. (koha)