Trajneri i Dritës, Ardian Nuhiu, është shprehur shumë i lumtur me fitoren prej 3-1 në derbi ndaj Gjilanit, shkruan Gazeta Express, përcjell gazeta KOHA.
Djelmoshat e tij arritën që të triumfojnë në derbi ndaj Gjilanit me rezultat 3-1, për t’iu afruar tani në një pikë në renditje – Drita ka 26 në pozitën e pestë, Gjilani 27 në atë të katërt.
“Jam i lumtur për fitoren, më shumë për futbollistët sepse e meritojnë. Kjo është edhe një punë e (ish trajnerit), Duros”, tha Nuhiu.
“Bëmë një ndeshje të mirë, krijuam shumë dhe arritëm te fitorja. Futbolli do vazhdimësi do t’i marrim ndeshje një nga një dhe të ngjitemi lart në renditje”, deklaroi trajneri shkupjan,