Fisnik Nuhiu nga Renova dhe Damir Kojasheviq, të cilët u përfshin në incidentin në përballjen ndërmjet Vardarit dhe Renovës, janë dënuar me nga pesë ndeshje mosluajtje. Të dy futbollistët pas përfundimit të ndeshjes ishin pjesë e incidentit dhe në bazë të kësaj u dënuan më shumë nga Komisioni Disiplinor pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë, ndërsa pos tyre me nga dy ndeshje mosluajtje janë dënuar edhe Goran Popov nga Vardari dhe Muhamed Useini nga Renova. Njëjtë sikurse për Vardarin, edhe për Renovën, mungesa e Fisnik Nuhiut do të jetë një hendikep i madh, duke marr parasysh se kapiteni është njëri prej organizatorëve të lojës së bardhekaltërve. (koha.mk.)