Shkup, 16 shkurt – Janë luajtur sot disa nga ndeshjet e Superligës së Kosovës. Në derbin e Anamoravës mes Dritës dhe Gjilanit, vendasit kanë dalë me triumfin në xhep duke mundur kundërshtarët 3-1.
Kështu, trajneri shkupjan Ardian Nuhiu e nisi mirë aventurën e tij si trajner i parë i skuadrës nga Gjilani, bën të ditur gazeta KOHA.
Cekim, Nuhiu në postin e trajnerit të parë e zëvendësoi Shpëtim Duro, i cili dha dorëheqje.
Sa i përket ndeshjes, Drita kaloi në avantazh që në minutën e 5-të me anë të Limajt. Ndërkaq në pjesën e dytë Gjilani në minutën e 70-të ka gjetur barazimin, por me dy gola njërin në të 72-tën dhe tjetrën në minutat shtesë, Drita vulosi rezultatin 3-1.
Me këtë fitore Drita ngritet në kuotën e 26 pikëve, por mbetet Gjilanit në renditjen tabelare.