Tenistja amerikane Serena Williams, shtatzënë që prej janarit të këtij viti, ka pozuar së fundi për revistën e famshme amerikane “Vanity Fair”. Por, në revistën që do të dalë në shitje në muajin gusht, ajo ka pozuar nudo, duke treguar format e saj edhe pse 6 muajshe shtatzënë. Një prej këtyre foto ka pak orë që qarkukllon edhe në rrjetet sociale. Kjo nuk është hera e parë që tenistja amerikane, ish-numri 1 në botë, publikon për fansat e saj.