Ankara, 14 nëntor 2018 – Në propozim-raportin e Parlamentit Evropian për Turqinë parashikohet që eurodeputetët të bëjnë thirrje për ndërprerje zyrtare të negociatave për anëtarësimin e Ankarasë në BE, pohon televizioni turk NTV.
Sipas televizionit, autorja e raportit, eurodeputetja Kati Piri si argument për propozimin e tillë e thekson “ndryshimin e fundit kushtetues, sistemin presidencial dhe tërheqjen nga fusha e demokracisë, të drejtat e njeriut dhe sundimin e të drejtës”, në vend.
Në raportin për Turqinë, që Parlamenti Evropian e miratoi vitin e kaluar, është bërë thirrje për ndërprerjen e negociatave për anëtarësimin me Ankaranë, nëse amendamentet kushtetuese për rritjen e ingerencave të shefit të shtetit hyjnë në fuqi ashtu siç ishin propozuar, pa ndryshime.
Për raportin e ri për Turqinë, Komisioni për Punë të jashtme i Parlamentit Evropian duhet të prononcohet në dhjetor të këtij viti apo në janar të vitit 2019, pas çfarë propozim-teksti në shkurt do të vihet në votim para eurodeputetëve në seancë plenare.
NTV thekson se nëse propozimi i tillë miratohet, kjo do të jetë për herë të parë që një trup i BE-së zyrtarisht të kërkojë ndërprerjen e negociatave për anëtarësimin e Turqisë në Union