Shkup, 14 dhjetor – Rreth 250 persona, të punësuar nëpërmjet Agjencisë ose me marrëveshje direkt me NTQ do të mbeten pa punë, shkruan Kurir.mk.
Sipas këtij portali rreth 50 persona që kanë qenë të punësuar nëpërmjet Agjencisë për punë të përkohshme veç më i kanë marrë njoftimet se nuk do tu vazhdohet marrëveshja e punës. Shumicës prej tyre marrëveshja u përfundon më 31 dhjetor. Gjithashtu herën tjetër pritet të largohen edhe 200 persona tjerë të cilët kanë marrëveshje direkt me ndërmarrjen.