Shkup, 14 nëntor – Ndërmarrja transportuese e qytetit (NTQ) – Shkup, ka shpallur thirrje publike për furnizues më të volitshëm me derivate të naftës për dy vitet e ardhshme. Sipas shpalljes, që është publikuar në byronë për furnizime vlera e përllogaritur e furnizimit është 800 milion denarë, përkatësisht 13 milion euro, pa TVSH, njofton Koha. Të gjithë autobusët e NTQ janë me derivate të naftës. Në shpallje është potencuar se kriter për të zgjedhur ofertuesin është çmimi më i ulët. Ofertat duhet të parashtrohen më së voni më 25 dhjetor të këtij vitit. Prej vitit të ardhshëm, sipas paralajmërimeve, akciza për një litër naftë rrite fiks për 3 denar.