NT: A do t’ua “marrin bukën”robotët gazetarëve

Nju-Jork, 6 shkurt – Mediat e shtypura të cilat merren me tema ekonomike, para së gjithash me financa, e ulin numrin e gazetarëve dhe gjithnjë e më shpesh angazhojnë robotë, të cilët nuk kërkojnë rritje të pagave, nuk ankohen për punë jashtë orarit dhe janë shumë më të shpejtë “kolegët njerëzor” të tyre kur duhet të bëjnë të ditur rënien apo rritjen e çmimeve, shkruan gazeta amerikane “Njujork tajms”, pwrcjellw gazeta KOHA.

Numrin më të madh të lajmeve të bëra nga robotët, ashtu q pothuajse një e treta e informacioneve që i emeton agjencia për lajme ekonomike Blumberg janë rezultat i punë së robotë-gazetarëve.

Blumbergut roboti i ndihmon në mënyrë më të mirë të jetë i pari në garën mes kon konkurrencës, para së gjithash me Rojtersin, si konkurrent më i madh. (koha.mk)