Përfaqësues të 20 institucioneve shtetërore me shfrytëzimin e përvojave evropiane trajnohen që të krijojnë edhe standardizojnë të dhënat gjeohapësinore në kompetencë të tyre me çka do të mundësohet të jenë të kapshëm përmes gjeoportalit për Infrastrukturë nacionale të të dhënave hapësinore (INDHH) të Kadastrës.
Në seminarin treditor, që pritet prej sot në Shkup në organizim të Kadastrës së Maqedonisë, përfaqësues të Drejtorisë së Gjeodezisë të Kroacisë dhe të Kadastrës suedeze, transmetojnë përvoja për përpunim të target të dhënave dhe validitetit të tyre. Do të përgatitet edhe regjistër i përmbledhjeve të të dhënave hapësinore, me të cilin do të definohen saktë kompetencat nga seti i 32-të i të dhënave hapësinore që i ka Maqedonia. Qellimi i seminarit është që të rritet ndërgjegjja për nevojën e zhvillimit dhe ndarjes së të dhënave gjeohapësinore përmes serviseve, në pajtim me direktivat evropiane Inspire.
“Kjo është mundësi e mirë që të gjitha institucionet shtetërore setet e tyre të të dhënave hapësinore t’i standardizojnë, ato që nuk i kanë t’i mbledhin, të përcaktohet saktë, kush për çka është kompetent, të bëhen target të dhëna për prodhimet që i kanë dhe të gjitha të gërshetuara së bashku të publikohen gjegjësisht të rrezatojnë drejt gjeoportalit nacional”, deklaroi drejtori i Agjencisë për Kadastër të Patundshmërive Sllavçe Tërpeski.
Sipas Tomisllav Cicili nga Drejtoria Gjeodezike kroate, vendosja e infrastrukturës nacionale të të dhënave ndikon në transparencën e të dhënave nga sektori publik në fushën e të dhënave hapësinore. Seminari nacionale INDHH është organizuar në kuadër të projektit IMPULS për Ballkanin Perëndimor, që zbatohet me financa nga Agjencia Ndërkombëtare Suedeze për Zhvillim – SIDA.