NQP: Të hënën komunikacioni publik me itinerar të festave

2

Të hënën, 9 dhjetor, është ditë jo pune për shkak të festës shtetërore 8 Dhjetori – “Shën Kliment i Ohrit”, transporti publik do të qarkullojë me itinerat të së dielës.

Siç informojnë nga Ndërmarrja qarkulluese publike, teleferiku në Vodno do të punojë me itinerar të zakonshëm për këtë periudhë të vitit, përkatësisht nga ora 10:00-17:00.

Në kujdestari do të jenë tre pika për shitje të biletave – te Qendra transportuese 07:00-19:30, te Tregu i gjelbër 07:00-19:30 dhe në Gjorçe Petrov 07:00-13:00.

Comments are closed.