Shkup, 16 mars – Ndërmarrja e Qarkullimit Publik Shkup nuk ka kurrfarë problemesh në punën vijuese dhe për momentin është në gjendje financiare stabile, falë edhe përkrahjes së qytetit të Shkupit dhe Qeverisë në lloj të subvencioneve për transportin publik falas dhe vështirësitë gjatë funksionimit.
Nga NQP Shkup për MIA-n informon se edhe krahas faktit se çmimi i naftës çdo ditë ndryshon, qëndrim i Qytetit të Shkupit dhe NQP-së Shkup është që çmimi i biletave të mbetet i pandryshuar në interes të shfrytëzuesve.
Shfrytëzimi i kartelave elektronike dhe funksionimi i AVL sistemit në autobusët e NQP-së Shkup është në funksion veçmë dy vite me radhë. Nga ndërmarrja informojnë se çdo ditë përballen me përparësi të caktuara, por edhe vështirësi.
Një pjesë e përparësive janë informimi më i mirë i udhëtarëve, mobiliteti më i mirë, përfitimi në planifikim, zbatimi dhe kontrolli i transportit publik, statistika për numrin dhe kategorinë e udhëtarëve nëpër korridore, stacione të autobusëve, optimizëm të itinerareve, dërgim të automjeteve në kohë reale.
“Vështirësi ka, por çdo ditë mundohemi të gjejmë zgjidhje dhe t’i minimizojmë në drejtim të përmirësimit të qarkullimit publik”, potencojnë nga NQP Shkup.
Nga ndërmarrja informojnë se për momentin në mënyrë intensive punojnë në planet për të ardhmen dhe çdo ditë punohet në përmirësimin e transportit publik, në bashkëpunim me propozimet e qytetarëve dhe komunave adekuate.
NQP Shkup disponon me 417 autobusë të markave: LAZ Yutong, SANOS dhe 24 minibusë. Çdo mëngjes qytetarët e Qytetit të Shkupit shërbehen me rreth 287 autobusë në 92 linja urbane dhe periferike. Në nivel vjetor transportohen rreth 47 milion udhëtarë. Autobusët mirëmbahen dhe rregullohen në dy autobaza të NQP-së Shkup, në Autokomandë dhe në Gjorçe Petrov. Tendenca e udhëheqësisë së NQP-së Shkup është furnizimi dhe veçmë është planifikuar i autobusëve të rinj me gaz natyror – CNG të cilat plotësisht do ta përmirësojnë shërbimin, por edhe do të kontribuojnë për zvogëlimin e ndotjes.