Shkup, 3 prill – Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore njoftoi sot se nuk ka nevojë për shqetësim për kompanitë në sektorin e ndërtimit, e aq më pak për ato, siç thonë skenarët e zinj, për pushime nga puna të punëtorëve të ndërtimit për shkak të gjoja stopimit të aktiviteteve ndërtimore ose ndërprerjen e investimeve kapitale.
“Me përgjegjësi pohojmë se investimet kapitale të NP për rrugët shtetërore jo vetëm që nuk ka për qëllim t’i ndërpresë, por ka plan ta rrisin shtrirjen dhe intensitetin e realizimit të projekteve të infrastrukturës. Se edhe përkundër gjendjes së re, projektet janë duke vazhduar flasin faktet, të cilat tregojnë se nga fillimi i vitit deri më tani janë shpallur furnizime publike për ndërtim, rehabilitim dhe rindërtim të rrugëve, urave, rrëshqitjeve të dheut dhe kështu me radhë, në vlerë prej 45.74 milion euro”, thuhet në komunikatën e NPRRSH.
Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore informoi se aktivitetet aktualisht varen vetëm nga kushtet e motit. Duke pasur parasysh që sezoni i ndërtimit po vjen, kompania tregon se do të vazhdojë me të njëjtin ritëm edhe në periudhën e ardhshme, kur do të pasojnë shpallje për projektet të financuara me mjete të Buxhetit dhe NPRRSH.