Shkup, 6 korrik – Ndërmarrja publike për rrugë shtetërore (NPRRSH) në gjysmëvjetorin e parë të vitit 2018 ka realizuar të ardhura të rritura nga taksat rrugore për 55 milionë denarë ose 5,3 për qind më shumë se në krahasim me periudhën e njëjtë të vitit 2017.
Siç informoi drejtori i NP “Rrugët shtetërore”, Zoran Kitanov në konferencë për shtyp në Qeveri, kjo ka të bëjë me intensitetin e rritur të komuniklacionit dhe organizimin më të mirë të pikëpagesave rrugore.
“Për rreth dhjetë ditë pres të fillojë të funksionojë pagesa elektronike e taksave rrugore dhe atë së pari në Korridorin 10. Në këtë moment janë të gatshme taksat rrugore në Romanovc, Sopot dhe Otovicë. Bëhen përpjekje edhe për pikëpagesat në Kavadar, por me sendërtimin e softuerit ekzistues. Nga shtatori do të punohet edhe në pikëpagesat në Korridorin 8”, tha Kitanov.
Ai informoi edhe se NP për rrugë shtetërore në tremujorin e dytë të vitit ka realizuar investime me vlerë të përgjithshme prej rreth 2,2 milionë denarë, respektivisht 36 milionë euro, që është për 9,8 milionë euro më shumë se në krahasim me periudhën e njëjtë vitin e kaluar, respektivisht rritja është për 37 për qind.
Ndryshe, me rreth 20 milionë euro mjete buxhetore dhe me mjete të NPRRSH-së, ai tha se veçmë punohet në rehabilitimin e rrugëve shtetërore në gjatësi prej 230 kilometrave.
I pyetur lidhur me atë se sa mjete shtesë do të nevojiten për realizimin e tërësishëm të rrugës Kërçovë – Ohër, Kitanov tha se në këtë moment nuk ka shumë të saktë, por negociatat janë në vijim dhe pret që kjo të bëhet e ditur për rreth dhjetë ditë.