Për shkak të dukurisë së shpeshtuar të zjarreve pyjore gjatë periudhës së fundit në territorin e mbarë shtetin, me çka seriozisht është rrezikuar fondi pyjor, NP “Pyjet e Maqedonisë” bën apel që pyjet të ruhen nga zjarret.
Drejtori i ndërmarrjes, Zoran Gjorgjiev deklaroi se zjarret vazhdojnë të marrin hov të madh, edhe krahas të gjitha thirrjeve dhe paralajmërimeve dhe pjesëmarrjes së një numri të madh të të punësuarve nga të gjitha filialet e “Pyjeve të Maqedonisë” në shuarjen dhe lokalizimin e zjarreve.
“U bëj thirrje qytetarëve të papërgjegjshëm dhe të pandërgjegjshëm të kenë kujdes për pyjet si një e mirë e interesit të përgjithshëm dhe të gjitha gjërat që i kryejnë në pyje t’i bëjnë me ndërgjegje dhe me kujdes të posaçëm. Pranvera është periudhë e përgatitjeve për mbjellje pranverore me kultura të ndryshme në ara dhe fusha, me ç’rast më shpesh në mënyrë joadekuate pastrohen fushat dhe digjen mbetjet dhe hamulloret. U bëj thirrje të gjithëve të cilët lëvizin dhe punojnë në pyje, të gjithë vizitorëve të pyjeve, të kenë kujdes kur punojnë me materiale lehtë djegëse sepse mjafton vetëm një shkëndijë e vogël për t’u djegur bari i thatë dhe vegjetacioni tjetër”, thekson Gjorgjiev.
Ai porositi që të mos hidhen cigare dhe mbetje të cigareve. Qytetarët, siç ceket, mund të ndihmojnë në parandalimin e hershëm të të përhapjes së tyre me paraqitje në institucionet kompetente.
Për momentin aktive janë disa zjarre në tërë territorin e vendit: Mateç, Gradomanci afër Banjës së Katllanovës, rajoni mbi fshatin Haraçinë, Strumicë, fshati Brest-Makedonski Brod, Presekë-Bezikovë afër Koçanit dhe në rajonin e Tetovës afër fshatrave Sedllarevë dhe Llakavicë, komuna e Zhelinës.(koha.mk)