NP “Higjiena Komunale” zbaton aksione për pastrimin e qytetit

1

NP “Higjiena Komunale” – Shkup njoftoi se në kuadër të masave intervenuese për përmirësimin e cilësisë së ajrit ambiental në qytet, filloi aksioni masiv për pastrimin, që do të zhvillohet në territorin e të gjitha komunave të Shkupit.

Përkundër aktiviteteve standarde për fshirje dhe pastrim, për shkak të kushteve të volitshme to motit, siç theksojnë, sot do të bëhet edhe larja me makineri e bulevardeve dhe rrugëve me autocisterna.

Pastrimi i përgjithshëm zhvillohet edhe në rajonin e Stacionit të Hekurudhës dhe Qendrës Transportuese, ndërsa sot në mëngjes u bë larja manuale me autocisterna në sheshin e Maqedonisë, ku ishte pastruar komplet terreni pas dislokimit të pistës për patinazh.

Aksioni është realizuar me të gjithë menkanizmin e duhur dhe do të vazhdojë gjatë uikendit edhe në javët e ardhshme, informojnë nga NK “Higjiena komunale”.

Comments are closed.