Shkup, 10 janar – Me 60 punëtorë dhe mekanizëm në terren NP “Higjiena Komunale” – Shkup vazhdon me aktivitetet për pastrimin e borës dhe akullit në bulevarde dhe rrugë.
Nga NP “Higjiena Komunale” – Shkup informojnë se pastrohet rajoni rreth Spitalit të Qytetit, Spitalit Shtetëror dhe poliklinikave më të mëdha. Qeverisë dhe Kuvendit të RM-së, rajonin qendror të qytetit, sheshin dhe rrugën Maqedonia, si dhe Çarshinë e Vjetër.
Pa ndërprerë pastrohen edhe hidhet kripë edhe shtigjet për këmbësorë dhe trotuaret në urat Goce Dellçev, Slloboda, Nënë Tereza dhe Ura e Gurit, që të mundësohet lëvizje e sigurt të këmbësorëve.