Shkup, 19 nëntor – NP Higjiena Komunale-Shkup filloi aksionin për pastrimin e deponive të egra më të mëdha të lokalizuara në qytetin e Shkupit.
Gjatë ditës së sotme, tërësisht janë pastruar deponitë e egra në komunën Aerodrom (Rr. Lisec, vendbanimi Lisiçe), komunën Çair (bul. Brigada Maqedono-Kosovare), komunën Butel (përgjatë bul. H.T.Karposh) dhe komunën Shutkë (rruga për në Vizbeg).
Në kuadër të aktiviteteve janë larguar gjithsej 1000 metra kubë mbetje komunale, të vëllimshme dhe nga ndërtimtaria, të hedhur në mënyrë të parregullt.
Drejtori i NP Higjiena Komunale-Shkup, Abdusamed Shabani dhe kryetarët e komunave Aerodrom, Çair dhe Butel – Zllatko Marin, Visar Ganiu dhe Velimir Smilevski i ndoqën aktivitetet e largimit të deponive të egra dhe u bënë thirrje qytetarëve që mbetjen ta hedhin në mënyrë të drejtë dhe me ndërgjegje.
NP Higjiena Komunale-Shkup do të vazhdojë me pastrimin e deponive të egra edhe në komunat tjetra të qytetit.