Shkup, 30 nëntor – Të punësuarit në NP “Higjiena komunale”-Shkup kanë mbledhur 208 pako me ndihmë humanitare si ushqim, veshje, batanije dhe mjete higjienike, ndërsa sot në koordinim me Kryqin e Kuq të RMV-së janë dërguar në vendet e prekura nga tërmeti në Republikën e Shqipërisë.
“U jam shumë falënderues të punësuarve në NP ‘Higjiena komunlae’-Shkup që e shprehën humanizmin e tyre në vepër, sepse secili prej nesh dhe vetë shumë lehtë mund të bëhet viktimë e një fatkeqësie të tillë elementare. Do të përpiqem që aksionet humanitare në Ndërmarrje të bëhen tradicionale, me qëllim që t’u ndihmojmë të gjithë bashkëqytetarëve tanë të rrezikuar social të cilët kanë nevojë për një lloj të tillë të ndihmës”, deklaroi drejtori i NP “Higjiena komunale”-Shkup, Abdulsamed Shabani.
Gjatë javës së kaluar, NP “Higjiena komunale”-Shkup ka hapur pikë për grumbullimin e ndihmës për të prekurit në tërmetin katastrofik që e goditi Republikën e Shqipërisë.