Më 2011, novelistja e zhanrit romancë, Nancy Crampton-Brophy, publikoi një artikull me titullin, ‘’Si të vrasësh burrin tuaj’’.
‘’Si shkrimtare e pezullimit romantik, unë shpenzoj shumë kohë duke menduar për vrasjen dhe, si rrjedhojë, për procedurën policore’’, fillonte artikulli, shkruan CNN, transmeton gazetametro.net
Në qershor të këtij viti, burri i saj prej 27 vjetësh, 63 vjeçari Daniel Brophy, u gjet i qëlluar për vdekje në një Institut të Oregonit ku ai punonte.
Tre muaj më vonë, Crampton, u arrestua për lidhje me vdekjen e tij.
Sipas ankesës nga Gjykatae shtetit të Oregon’it, Campton është akuzuar për vrasje dhe për zotërim të paligjshëm të armës. /gazetametro.net