Nju-Jork, 23 shtator– Kompani amerikane Novavaks dhe partneri I saj, Instituti Indian Serum e paraqitën vaksinën e vet kundër Kovid-19 për miratim urgjent nga Organizata botërore e shëndetësisë.
Kërkesa drejt OBSH-së është sinjal drejtuar rregullatorëve nacional se vaksina është e sigurt dhe efikase. Nevojitet edhe miratim nga OBSH-ja për eksport në vendet të cilat marrin pjesë në nismën për ndarje të vaksinave – KOVAKS.
Novavaks dhe Instituti Serum, prodhuesi më I madh botëror I vaksinave, u obliguan se do të dërgojnë 1,1 miliardë doza të vaksinave programit KOVAKS, me qëllim të qasjes së barabartë drejt vaksinave mes vendeve të pasura dhe të varfra.
Vaksina protein e Novavaks tregoi efikasitet prej 90,4 për qind në hulumtimet klinike të kryera ndaj rreth 30.000 të anketuarve në SHBA dhe Meksikë.