U përfol gjatë se Manchester City do të largonte portierin e Kosovës, Arijanet Muric, për të fituar eksperiencë dhe minuta. Një lëvizje e tillë tashmë është konfirmuar pasi ka qenë klubi i Nottinham Forest që ka zyrtarizuar arritjen e marrëveshjes. I riu do t’i bashkohet skuadrës që militon në Championship për një vit. Ai pritet të marrë minuta dhe të fitojë eksperiencë.
Edersoni është titullar i padiskutueshëm për Guardiolën duke qenë se luan mirë me këmbë dhe është cilësor. Braziliani nuk mund të rivalizohet momentalisht nga kosovari, prandaj është larguar për të fituar pjekurinë e nevojshme dhe të rikthehet më i fortë.