Athinë, 24 janar – Zëvendësministrja për Maqedoninë dhe Trakinë, Katerina Notopulu, foli në Parlamentin grek për perspektivat që hapen e Marrëveshjen e Prespës si për marrëdhëniet dypalëshe, ashtu edhe për Greqinë veriore, tha se sot, “bëjmë hap të madh në një epokë të re” dhe u bëri thirrje të gjithëve t’i tejkalojnë qëllimet e tyre politike të brendshme dhe konservatorizmin e tyre, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Athina.
“Marrëdhëniet ekonomike dypalëshe zhvillohen në mënyrë të qëndrueshme. Greqia në vitin 2017 ishte partneri i tretë më i madh tregtar në vendin verior fqinj, derisa megjithatë në tregtinë dypalëshe ka shënuar rritje për 22 për qind, gjegjësisht prej 726 milionë, 546 kanë të bëjnë në eksport nga vendi fqinj, tha Notopulu dhe shtoi se “Greqia është destinacion numër një për vendin fqinj me mbi një milion mbërritje.
Ministrja tha se me faktin se ekonomistë e të dyja vendeve janë të ndryshme, gjegjësisht janë të ndryshme strukturat, kji jep mundësi të jashtëzakonshme për bashkëpunim.
Zëvendësministrja për Maqedoninë dhe Trakinë i dërgoi kritika Demokracisë së Re opozitare, për pozicionin lidhur me Marrëveshjen e Prespës.