Aventurieri britanik Ross Edgley u bë njeriu i parë në botë që notoi 2,882.3 kilometra në mbarë Britaninë, triumfalisht të dielën pasi ai marshoi në qytetin Margate pas pesë muajsh, shkruajnë mediat britanike. 33-vjeçari nga Grant në Lincolnshire filloi projektin më 1 qershor në Kent.
Ai vendosi të notojë në drejtim të akrepave të orës. Më 14 gusht, 74 ditë notimi, hyri në librin e Guinnessit për notim më të gjatë në det të hapur dhe pas 83 ditësh (157 ditë në total) ai përfundoi aventurën e tij.
Gjatë aventurës ai kurrë nuk doli në tokë, dhe herë pas here pushoi në anijen që ishte në përcjellje. Edgley, i cili në ditë notoi gjashtë orë, dhe gjashtë orë pushoi në një varkë, luftoi në rrugë me rryma të fuqishme, pickimet e qindra meduzave dhe kishte gjuhën plot kripë deti.
Gjatë udhëtimit, ai shpenzoi rreth 500.000 kalori dhe hëngri rreth 500 banane që e lejonin të merrte vazhdimisht energjinë e nevojshme.
Në mes të gushtit, ai arriti rekordin botëror për notimin më të gjatë në det të hapur, e cila më parë u mbajt nga francezi Benoit Lecomte, dhe ishte 73 ditë. Lecomte, i cili jeton në SHBA, në vitin 1998 notoi nëpër Oqeanin Atlantik, nga Massachusetts në Francë.