Shkup, 19 tetor – Festivali i 16-të i Këngës së Lehtë Shqiptare në Maqedoni, “Nota Fest 2020” tashmë ka nisur punën më të rëndësishme, atë të përzgjedhjes së materialeve muzikore në konkurrim. Ky edicion rikthehet fuqishëm pas një dekade, për të vazhduar rrugëtimin e tij. Juria e Festivalit është e përbërë nga personalitete të artit si:
- Ilira Ismaili, dirigjente
- Shpend Ahmeti, tekstshkrues
- Lira Bojku, shkrimtare
- Arben Asllanaj, drejtor Artistik
- Aleksandër Postoli, kompozitor
- Gramoz Aliu, këngëtar – producent
- Avni Aliu, drejtor i Festivalit
- Adem Ymeri, kompozitor
- Ramiz Jusufi, Ciki-kompozitor, të cilët kanë nisur punën me dëgjimin e këngëve konkurrente. Për festivalin ka patur një interesim të veçantë nga emra të njohur të artit, artistë të rinj, finalistë të suksesshëm nga “The Voice”, “X Factor” , pra do të kemi konkurrentë nga të gjitha trojet shqiptare, si nga Shqipëria, Kosova, Maqedonia etj. Këtë javë pritet të dalin emrat e artistëve fitues të festivalit “Nota Fest 2020”. Aktiviteti më i rëndësishëm muzikor shqiptar në Maqedoni do të ketë regjisore Labeata Ramizi, organizatore dhe skenariste Sava Lena, si dhe drejtuese të festivalit Klodiana Vata.