Atalanta fitoi të hënën ndaj Udinese-s, duke marrë vendin e katërt në Serinë A dhe duke ëndërruar gjithnjë e më shumë një kualifikim historik në Champions League. Një qytet i tërë, Bergamo, është në delir për heronjtë zikaltër, që po bëjnë diçka të paimagjinueshme, ndërsa klubi sheh nga e ardhmja, sepse do të ndërtojë një stadium të ri e modern, për të ecur me hapin e kohës dhe për t’u kthyer në një klub elitar, pasi me stadiumin aktual nuk lejohet të luajë në kupat e Europës.
Kështu, Atalanta-Udinese ishte e fundit me stadiumin e vjetër ende të paprekur, sepse ishte lajmëruar prej kohësh që tribuna veriore, Curva Nord, ku historikisht qëndrojnë tifozët ultras, do të shembet. Ditët para ndeshjes iu dha edhe lamtumira e fundit tribunës historike, me 7000 tifozë në stadium (i pranishëm edhe Claudio Galimberti, kreu i ultrasve që nuk lejohet të shkelë në stadium prej 2009), në një ceremoni mallëngjyese, shoqëruar me mish e birra dhe shumë familje, ndërsa ditën e ndeshjes festa u pasua nga fillimi i punës për zbrazjen e parkingut dhe përgatitjen për shembjen e tribunës.
Atalanta fans came to the their stadium to say goodbye to their beloved curva they hung up all their banners who have once hung on the Curva Nord. The Stadi Atleti Azzurri will be renovated & Atalanta will play their last 2 home games in the Mapei Stadium.
📽️ CurvaNordBergamo pic.twitter.com/iJBq1oOuWB
— The Tifo Daily (@Ultramaniaticos) April 28, 2019
Çmontimin e saj e kanë nisur tifozët menjëherë pas ndeshjes, me çekanë e vare, sepse thuajse të gjithë donin një copë historie në shtëpi, një kujtim nga stadiumi legjendar: copa betoni, fragmentet e mureve me piktura, apo edhe rrethimin metalik të stadiumit.
Nga dashuria për një copëz stadiumi te vandalizmi, hapi është i vogël, sepse pa mbaruar ndeshja nisi çmontimi, me lavamanët e banjave në shënjestër dhe ujin që shpërtheu nga tubat.
Lamtumirë tribunës së vjetër, por vetëm një mirupafshim me Curva Nord, sepse ajo do të rindërtohet, më e gjerë, vertikale dhe prej 22 shtatorit totalisht e mbuluar, nëse punimet do ecin sipas parashikimeve. Më pas, i gjithë stadiumi do të ristrukturohet, me një kosto prej 40 milionë eurosh, për të qenë gati për sezonin 2021/2022.