Oslo, 26 nëntor – Në prill të vitit 2019, Norvegjia do të hapë hotel restorantin e parë nën ujë, me kapacitet prej 80-100 vizitorëve, por nëse dikush dëshiron që të rezervojë tani, gjashtë muajt e parë pas hapjes tashmë janë blerë në buking.
Hoteli Ander është vendosur pesë metra nën det, në bregdetin më jugor norvegjez, afër lagjes Boil. Ajo që është më tërheqëse, është panorama e gjerë e botës nënujore dhe ndriçimi eventual i fundit të detit, që gjithashtu ofron një pamje të paharrueshme të detit.
“Hoteli është i ndërlikuar dhe unik…. Një përvojë e paharrueshme për të gjithë vizitorët për shkak të pozicionit, arkitekturës, enterierit, pamjet dhe gjithsesi – kuzhinës superiore”, deklaroi Arne Martinsen – menaxhere e kompanisë Sub-mar Grup dhe përgjegjëse për këtë projekt.
Përgjegjës për menynë është kuzhinieri i njohur danez Elicgard Pedersen dhe në të do të gjenden produkte të ushqyeshme dhe fruta deti karakteristike për këtë rajon.