Noruiç Siti mori një fitore të madhe ditën e sotme në shtëpi ndaj Mançester Sitit, me shifrat 3-2, në takimin e vlefshëm për javën e pestë të Premier Ligës.
Në 45 minutat e para, vendasit e Noruiçit shënuan dy herë, duke shtangur të besuarit e Guardiolës. MekKlin me kokë në minutën e 18-të, çoi të tijtë në avantazh, ndërsa 10 minuta më vonë, pas asistit të Pukit, Kentuell nuk e pati të vështirë të shënojë të dytin. Gjithsesi, në sekondat e fundit të së parës, ishte Aguero që shënoi për “qytetarët” dhe u duk sikur takimi do rihapej.
Por, 5 minuta pas nisjes së pjesës së dytë, ishte lojtari më në formë i Noruiçit, Puki, që shënoi pas një rrëmbimi topi nga mbrojtja e Sitit. Më tej, miqtë u përpoqën që të reagojnë, por goli i dytë erdhi me shumë vonesë, vetëm në minutën e 88-të, pas një goditje të fuqishme të Rodrit nga jashtë zone.
Me këtë fitore, Noruiç shkon në kuotën e 6 pikëve, ndërkohë që indirekt i bën një dhurat Liverpulit duke ndalur Sitin. Ekipi i Guardiolës, pas 5 takimesh, e sheh veten në vendin e dytë me 10 pikë, plot 5 më pak se Liverpuli kryesues me pikë të plota.