Për pesë vjet prolongohet afati për normën preferenciale prej pesë për qind për banesat në shitjen e parë, me ndryshimet e propozuara të Ligjit për tatimin e vlerës së shtuar për të cilat sot duhet të debatojë Komisioni kuvendor për financim dhe buxhet.
Sipas propozim ligjit, afati për normën preferenciale prolongohet deri më 31 dhjetor të vitit 2023.
Në rend dite të seancës janë ndryshimet dhe plotësimet e ligjeve për supervizion të sigurimit, për policinë financiare, për lojërat e fatit, në lexim të parë, ndryshimet e Ligjit për huamarrje të Republikës së Maqedonisë tek Banka për zhvillim pranë Këshillit të Evropës sipas Marrëveshjes kornizë për hua për financim të Projektit për ndryshim dhe modernizim të Qendrës klinike “Nënë Tereza” në Shkup dhe Spitalit klinik rajonal në Shtip, në lexim të parë.
Anëtarët e Komisionit duhet të debatojnë edhe për Propozim-ligjin për ndalimin e vlefshmërisë së Ligjit për garancinë e Republikës së Maqedonisë për obligimet sipas Marrëveshjes për hua për financimin e projektit Hidrocentrali Ura e Boshkut e cila do të nënshkruhet midis Bashkës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim dhe SHA ELEM, në lexim të parë, Raportit vjetor për revizionet e kryera dhe për punën e Entit shtetëror për revizion në vitin 2017 dhe Raportin financiar të Agjencisë për supervizion të sigurimit për vitin 2017.