Zejnulla VESELI
Shkup, 20 shkurt – Edhe pas uljes së tretë radhazi të normave të interesit të bonove të thesarit nga Banka Popullore, bankat komerciale thonë se vendimi i autoritetit monetar nuk do të ndikojë direkt ndaj formimit të normave të interesit për klientët, shkruan gazeta KOHA. Konkretisht, bankat sqarojnë se kur bëhet fjalë për normat e interesit te kreditë të cilat i miratojnë, ata tashmë janë ulur dhe më parë, nën ndikimin e konkurencës së fortë në sektorin bankar nga ana e ofertës për kredi. Ndërsa nga ana e normave të interesit pasiv, ndikim më të madh ka likuiditeti i lartë i bankave. Bankat sqarojnë se ky vendim i BPM-së ndikim më të rëndësishëm do të ketë në normën e interesit të cilën ata do ta fitojnë në mjetet e tyre të cilat janë të vendosura në bonot e thesarit, e cila tani do të jetë më e ulët. Këto reagime vijnë pasiqë Banka Qendrore pardje lajmëroi se përsëri e ulë normën e interesit të bonove të thesarit, me çka ajo tashmë është ulur në nivel prej 3,25 për qind. Kjo është pozita e saj para krizës, të cilën e kishte deri në maj të vitit të kaluar, me çka BPM e rriti në 4 për qind, për shkak tërheqjes masive të depozitave. Por, në dhjetor vijoi ulja e parë, dhe pastaj e njejta ndodhi në janar dhe më e reja në shkurt gjegjësisht pardje, të gjithë nga 0,25 pikë përqindje, me çka tani norma e interesit referencë përsëri është në nivel prej 3,25 për qind. Nga Komercijalna banka dje deklaruan se vendimi më i ri i BPM ndikon direkt në normën e interesit të parave të vendosur në bonot e thesarit. Përveç që ajo direkt ndikon në uljen e normës së interesit të cilën banka e fiton me mjetet e plasuara në bonot e thesarit të BPRM, për momentin nuk ka ndikime tjera, duke pasur parasysh se konkurrenca dhe oferta e kredive te bankat e caktuara të cilat pretendojnë ta rrisin pjesëmarrjen në tregë tanimë ka ndikuar në uljen e normave të interesit aktiv, ndërsa në anën pasive ndikim ka likuiditeti i lartë i bankave”, thonë nga Komercijalna banka.
Ndryshe, BPM lajmëroi se pas mbajtjes të seancës të Komiteti për politikë operative monetare, ka vendosur ta ulë normën e interesit për bonot e thesarit. Arsye, janë shteruar efektet e krizës politike. “Pas uljeve nga 0,25 pikë përqindje në dhjetor të vitit 2016 dhe në janar të vitit 2017, është vendosur norma e interesit e bonove të thesarit të ulet për 0,25 pikë përqindje shtesë dhe ajo të jetë 3,25 për qind, ndërsa oferta e bonove të thesarit të mbetet e pandryshuar në nivel prej 25.000 milionë denarë. Ky reagim është normalizimi i politikës monetare dhe stabilizimin e vazhdueshëm të pritshmërive dhe besimit të subjekteve ekonomike dhe me atë lodhje të vazhdueshme të efekteve të krizës politike ndajë ekonomisë”, deklaruan nga BPM.
Sipas BPM, sinjalet për stabilizimin dhe më tej janë të dukshme në dy pikat ku kriza politike ka pasur efekte të mëdha- kursimet e popullsisë dhe prirja për shqyrtimin e këmbimit valutor. Të dhënat fillestare në janar kanë implikuar në rritje të mëtejshme në kursimet e popullsisë, me çka ato rriten me sukses tetë muaj rresht. Megjithatë nga Banka Popullore pranojnë se gjendja e ekonomisë në vend në tremujorin e fundit të vitit vlerësohet si diçka më pak e favorshme se në pjesën e tretë. Ndryshe, ekspertët nuk përjashtojnë se një nga arsyet për këtë, përveç stabilizimit, është dhe aktiviteti kreditues i ngadalësuar në vitin e kaluar, sidomos për kompanitë. Në atë paralajmëroi dhe Komisioni Evopian në parashikimet ekonomike për vendin, i cili rritjen e ulët të kredisë për sektorit korporativ, i cili ishte pothuajse në normë zero, e konsideron si një nga rreziqet më të mëdha për ekonominë e vendit, në kontekstin e një krize të zgjatur politike dhe pasigurisë. BPM së fundmi ka raportuar se në dhjetor të vitit e kaluar bankat në mënyrë të kosiderueshme i kanë ulur normat e interesit për kreditë e reja. Normat e interesit për kreditë e reja në dhjetor kanë qenë 5,3 për qind, me rënie të dukshëm mujore prej 0,4 për qind pikë përqindje.
Bankierët më herët deklaruan se është e vërtet se kohët e fundit bankat kanë ulur normat e interesit, dhe ajo është rezultat kryesisht i dy arsyeve, arsyeja e parë, lirohen paratë në tregjet ndërkombëtare, ndërsa e dyta se në bankat tona depozitat të cilët qytetarët i tërhoqën në prill dhe maj të vitit të kaluar tani janë kthyer, kështu që bankat kanë likuiditet të tepërt, të cilët duhet të vendosen në formë të kredive.
© Gazeta KOHA. Të gjitha të drejtat janë të rezervuara.