Shkup, 29 janar – Komunikacioni në aksin rrugor Prilep – Makedonski Brod në qafën malore Barbaros sot pasdite prej orës 17:30 është normalizuar, njofton gazeta KOHA.
Komunikacioni ishte i ndërprerë në tërësi prej orës 9:10 në mëngjes deri në orën 12:45 kur filloi të zhvillohet vetëm nëpër njërën korsi. Ndërprerja ishte për shkak të shembjeve.
Nga Lidhja Automoto e Maqedonisë informojnë se për shkak të mjegullës dukshmëri të zvogëluar deri në 50 metra ka në aksin rrugor Zhelinë – Tetovë – Gostivar. (koha.mk)