Kriva Pallankë, 12 shtator – Komunikacioni në rrugën magjistrale A2, Kumanovë – Kriva Pallankë është normalizuar pasi ishte në ndërprerje rreth një orë për shkak të aksidentit, në të cilin një person ka marrë lëndime të rënda.
Nga Sektori për Punë të Brendshme Kumanovë informojnë se më 12 shtator rreth orës 15 e 15 minuta në rrugën magjistrale A2, Kumanovë – Kriva Pallankë ka ardhur deri në një aksident midis një automjeti të tipit “Tojota” me targa të Bullgarisë, dhe “Opel Astra me targa të Kriva Pallankës, në të cilin një person ka marrë lëndime të rënda dhe është transferuar në spitalin e Kumanovës.
Policia ka kryer ekspertizë në vendin e ngjarjes. Komunikacioni ishte në ndërprerje nga ora 15 e 15 minuta deri në orën 16 e pesë minuta.