I deleguari special i Parlamentit Evropian për Serbinë, David McAlilster, e ka përshëndetur iniciativën e kryetarit të Serbisë Aleksandar Vuçiq për fillimin e dialogut të brendshëm për Kosovë. “Po, e përshëndesim, iniciativën e kryetarit Aleksandar Vuçiq për fillimin e dialogut për këtë çështje”, citon ‘blic’ i Beogradit të ketë thënë McAllister. Ai ka thënë se përmirësimi i dallueshëm dhe i qëndrueshëm i marrëdhënieve me Prishtinën është parakusht shumë i rëndësishëm në kuadër të anëtarësimit të Serbisë në Bashkimin Evropian. “Normalizimi i marrëdhënieve do të arrihet përmes pajtimit të dy palëve”, ka theksuar ai. Në pyetjen nëse Kosova e ka vendin në UNESCKO dhe në Interpol, McAllister ka thënë se vendi i tij, Gjermania, është një nga 23 shtetet e BE-së që e kanë njohur Kosovën. “Njohja e sovranitetit të shtetit është vendim ekskluziv i çdo vendi dhe e kuptoj pse për Kosovën është me rëndësi shumë të madh të marrë përkrahje për t’u integrime në organizatat ndërkombëtare”, ka thënë McAllister.