Një politikan i lartë konservatorë gjermanë i kanë bërë thirrje Bashkimit Evropianë që t’i jap fund bisedimeve lidhur me anëtarësimin e Turqisë në BE. Norbert Roettgen, anëtar i partisë së Angela Merkel dhe kreu i komitetit të çështjeve të jashtme, tha se rezultati i referendumit në Turqi do të dëmtonte Evropën. Në një intervistë për Deutschlandfunk, ai ka shtuar se ‘ne do të dëmtojmë besueshmërinë e Europës nëse nuk do të reagojmë kundër vendimit antidemokratik të Turqisë, kundër sundimit të ligjit’