Si duket rrjeti social Instagram është bërë një platformë ideale për artistet e showbizit për të promovuar e ekspozuar veten e tyre. Nora Istrefi e njohur për linjat e saja trupore perfekte ka shokuar dhe njëherë ndjekësit e saj në rrjetet sociale duke treguar trupin e saj të ushtruar me një fustan të shkurtë ngjyrë të zezë të markës YSL. Fotot janë realizuar nga fotografi i njohur Artan Korenica. “Majëm” ishte kënga e fundit e këngëtares Istrefi, e cila pritet që deri në fund të këtij viti të vije edhe me projekte tjera.