Nora ndalet në çerekfinale

Nora Gjakova pësoi disfatë nga francezja Helene Receveaux në çerekfinale, duke e humbur kështu një vend në gjysmëfinale të turneut Grand Prix Tel Aviv në Izrael. Xhudistja kosovare tani do të garojë për medaljen e bronztë në kateogrinë e peshave deri në 57 kilogramë, pas disfatës kundër Receveaux.

Gjakova e arriti një vend në çerekfinale pasi e mposhti rusen Anastasiia Konkina në rundin paraprak, atë të tretë, brenda 77 sekondave luftë.

Në rundin e dytë, kosovarja u tregua shumë e fortë për xhudisten nga Honk Kongu, Po Sum Leung, të cilën e mposhti me ippon pas 79 sekondave betejë. Ndërsa, rundin e parë e kaloi pa përballje.

Në anën tjetër, Erza Muminoviq u eliminua në rundin e dytë të kategorisë deri në 52 kilogramë, pasi u mposht nga braziliania Sarah Menezes. Flaka Loxha garoi në të njëjtën kategori me Gjakovën, mirëpo ajo u mposht gjithashtu në rundin e dytë, nga xhudistja nga Kazakistani Sevara Nishanbayeva.

Ndërsa, në garë është ende Laura Fazliu, e cila po e pret në rund të dytë fituesen e duelit mes meksikanes Prisca Aëiti Alcarez dhe ruses Ekaterina Valkova, në kategorinë deri në 63 kilogramë, shkruan gazetaexpress, përcjellë gazeta Koha.