Nokia 7 aktualisht shitet ekskluzivisht vetëm në Kinë, ndërsa fansat në Evropë e regjione tjera ende janë duke e pritur atë. Të ‘lodhur’ nga pritja, një shitës nga Rumania, Quickmobile e ka importuar atë jo zyrtarisht dhe tani është duke e shitur atë për 324 euro, transmeton koha.net. Versioni me 4GB RAM do të jetë në dispozicion që nga 10 janari, ndërsa dërgesa e tij bëhet falas. Nokia 7 është prezantuar në tetor të vitit të kaluar, me procesorin Snapdragon 630 2.2 GHz octa-core. Hapësirë në memorie të integruar e ka 64GB, ndërsa mund të rritet me portin për microSD edhe për 256GB. Ekranin e ka 5.2 inç LCD me rezolucion Full HD, nuk ka asnjë buton nga para e skanerin për gishtërinj e ka nga pas nën kamerën 16 MP me flash LED të dyfishtë e cila incizon video me rezolucion 4K. Sistemin operativ e ka Android 7.1.1 Nougat, lidhjen Bluetooth 5.0 e port USB-C 1.0.