Fituesi i Çmimit Nobel për mjekësi, Ferid Murad, i cili ka prejardhje nga fshati i Gostivarit llakavicë, sot me familjen e ngushtë qëndroi në Gostivar. Atij iu organizua pritje nga ana e kryetarit të komunës së Gostivarit.
Nobelisti Murad e vizitoi për herë të tretë prej se para dy dekadave erdhi në vendlindjen e babait të tij dhe u njoh me të afërmit e tij. herën e dytë erdhi kur për nder të tij spitali i Gostivarit u emërua sipas tij.
“për herë të aprdhë erdha këtu me gruan para pothuajse dy dekadave. Kësaj radhe jemi mke familjen, dy nga fëmijët e mi dhe mbesën Olivia, të cilës i premtova se do ta çoj në vendlindjen e babait tim kur të jetë e moshës madhore”, tha Murad.
Nikoqiri i tij, kryetari i komunës së Gostivarit, Arben taravari shprehi kënaqësi që për mysafir e ka këtë shkencëtar të shquar dhe paralajmëroi se së shpejti do të ngritet iniciativa prë emërimin e një rruge në Gostivar sipas tij.
Ferid Murad paraprakisht u shpall profesor nderi i Universitetit “Nëna terezë” dhe doktor shkencash. Mirënjohje e tillë iu nda edhe në Universitetin e Tetovës. Në komunën e Çairit, prej dje një rrugë e mban emrin e tij.