Nju-Jork, 5 dhjetor – Irani fshehtas hedh raketa në Irak, pohoi gazeta amerikane Nju-Jork Tajms. Arsenali i rritur nga raketat balistike me rreze veprimi të vogël është shenja e fundit për përpjekje të dështuara të SHBA-së për ndërprerje të aktiviteteve të Teheranit.
Uashingtoni e ka rritur sërish praninë ushtarake në Lindjen e Afërt që të kundërshtohet në shfaqjen e kërcënimeve të reja për interesat amerikane duke i përfshirë sulmet ndaj tankerëve të naftës dhe objekteve për të cilat zbulimi amerikan e akuzon Iranin. Nga muaji maj administrata e Trampit ka dërguar edhe 14.000 ushtarë në rajon, citon gazeta.
Të dhënat e reja zbuluese për grumbullim të arsenalit raketor në Irak janë shenjë e re se përpjekjet të pengohet Teherani kanë dështuar. Raketat janë kërcënim për aleatët dhe partnerët e SHBA-së në rajon, citojnë përfaqësuesit amerikan nga zbulimi.
Arsenali raketor jashtë kufijve i jep Qeverisë iraniane dhe armatës përparësi gjatë ç’farëdo lloj krize me SHBA-në ose aleatët e tyre rajonal. Irani i shfrytëzon milicët shiit irakian për transferim dhe fshehje të raketave. Ekipet paraushtarake në praktikë kontrollojnë shumë rrugë, ura dhe objekte nga infrastruktura dhe ajo e lehtëson dërgimin e fshehtë të raketave, thekson Nju-Jork tajms.