Ky do të jetë një sezon vendimtar për një prej skuadrave më të vjetra të NBA, Nju Orleans . Ekipi nga Luiziana që dështoi me bastin DeMarkus Kousins rrezikon të shpërbëhet nëse as gjatë sezonit të ri nuk arrin fazën plej of. Dejvis është një prej lojtarëve më të mirë të NBA por ecuria e dobët e “Pelikanët” mund ta detyrojë atë të marrë vendimin radikal për t’u larguar. Pika kyçe e kësaj skuadre është Rajon Rondo tek i cili janë bazuar të gjitha shpresat për të finalizuar maksimumin mes gardës së vjetër dhe të rinjve të talentuar.
Entoni Dejvis është 28 vjeç dhe ka një mesatare prej 28 pikësh dhe 12 kwrcime për ndeshje por shtatlarti duket i lodhur me humbjet edhe pse Touns e Kousins kanë prodhuar statistika interesante në nivelin individual. Problemi kryesor i skuadrës është pikërisht loja në krahë ku edhe pse aktivizohen lojtarë shtatlartë, ata duket sikur nuk kanë krahë për të fluturuar dhe kjo u reflektua qartë në rezultate pasi sezoni i shkuar ishte një nga më të dobëtit e viteve të fundit për Nju Orleans. Gjithsesi, ky sezon do të jetë basti i fundit për skuadrën nga Luiziana edhe pse superfuqitë Golden Stejt, Hjuston, San Antonio, Oklahoma Siti e Minnesota janë skuadra të një tjetër niveli. Beteja e vërtetë e Nju Orleans do të jetë vendi i tetë dhe për t’ia dalë mbanë duhet të lenë jashtë një prej dy skuadrave Portland ose Klippers.