Bruksel, 11 nëntor – Vendimi i Samitit të BE-së për ngrirje të bisedave për zgjerim të Unionit, me çka u anulua fillimi i negociatave me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë, e solli Italinë në pozitë të imponohet si nxitës kryesor i pranimit të vendeve nga Ballkani Perëndimor në bllok, vlerëson magazina “Nju Jurop”, njofton KOHA.
Gazeta e Brukselit përkujton se në konferencën e përbashkët për shtyp me kryeministrin Zoran Zaev për Romën më 29 tetor, shefi i Qeverisë italiane, Xhuzepe Konte potencon se Italia fuqishëm do ta mbështesë Maqedoninë e Veriut dhe do të punojë në gjetjen e formulës për fillim të negociatave për anëtarësim të vendit në BE.
Konte potencon se Maqedonia e Veriut ka treguar guxim në zgjidhjen e çështjeve të hapura, që tashmë i hapi rrugën për anëtarësim në NATO. Ai megjithatë theksoi se mbështetja italiane nuk do të thotë pranim i vendit në BE menjëherë, duke sqaruar se ajo do të ndodh madje pas përfundimit të tërësishëm të negociatave pas të gjitha 35 kapitujve, citon “Nju Jurop”.
Nga ana tjetër shton gazeta, kryetari i ri i Parlamentit Evropian, italiani David Sasoli e zgjodhi Maqedoninë e Veriut si destinacion për vizitën e tij të parë zyrtare jashtë BE-së. Sasoli e vizitoi Maqedoninë e Veriut më 4 dhe 5 nëntor, ku u takua me Zaevin, presidentin Stevo Pendarovski, kryetarin e Kuvendit, Talat Xhaferi dhe me përfaqësues tjerë qeveritar. Vizitë e ngjashme e Sasolit është paralajmëruar edhe për datën 2 dhe 3 dhjetor dhe atë në Shqipëri, përkujton gazeta.
“Nju Jurop” vlerëson se Sasoli është munduar t’i japë “dritë pozitive” qorrsokakut rreth zgjerimit të BE-së, duke e karakterizuar si “pengesë e vogël”. “Ne kemi fat të përbashkët dhe një bllokadë e vogël nuk është e mjaftueshme t’i ndalë qëllimet tona ndaj jush, qëllimi i së cilës është Maqedonia e Veriut të bëhet anëtare e Bashkimit Evropian. Ekziston zhgënjim, por ne duhet të kemi besim të madh dhe shpresë, i transmeton gazeta porositë e Sasolit nga Shkupi.
Gazeta më tutje thekson se Komiteti ekonomik dhe social evropian miratoi rezolutë të ashpër paralajmëruese më 31 tetor në të cilën shpreh “zhgënjim të thellë nga mossuksesi i Këshillit Evropian më 17 dhe 18 tetor të sillet vendim për datën e fillimit të negociatave inkuadruese me Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut”. Kryetar i Komitetit është Luka Jahier, gazetar italian, potencon “Nju Jurop”.
“Analistët pyeten nëse interesi italian për mbështetje të zgjerimit është reflektim i hetimit pas mundësive më të mëdha ekonomike, veçanërisht në sektorin energjetik, ose sërish punohet për disa faktorë tjerë. Ata, gjithashtu, pyeten nëse mbështetja e tanishme italiane do të vazhdojë edhe në rast të ndërrimit të pushtetit (në Romë) dhe nëse Mateo Salvini e ndërmerr detyrën kryeministër (italian), duke e marrë parasysh vullnetin e shprehur paraprak ndaj nacionalistit të ashpër Nikolla Gruevski, ish kryeministër i vendit, i cili tani është i njohur si Maqedonia e Veriut”, citon gazeta.
Sipas “Nju Jurop”, roli italian i përforcuar i Ballkanit Perëndimor mund të sqarohet me shumë faktorë, por supozohet se ajo para se gjithash i detyrohet lidhshmërisë historike të Italisë me Shqipërinë dhe shqiptarët, gjë që është e kuptueshme sepse Roma kohë të gjatë duhej të ballafaqohet me problemet me tregtinë me njerëz dhe kontrabandimin e drogës nga ky vend.
Në rastin me Maqedoninë e Veriut, konsideron gazeta, Italia dhe përfaqësuesit italian në Bruksel ndoshta shohin perspektivë më afatgjate të lidhur me pakicën e shumtë shqiptare në vend. “Në afat të gjatë, ndërtimi i urës italiane me bashkësitë shqiptare të Ballkanit Perëndimor mund të paguhet, sepse mbetet rëndë të parashihet si dhe kur do të hiqen kufijtë që i ndajnë bashkësitë e mëdha shqiptare dhe shtetet, nëse ajo ndonjëherë edhe ndodh, vlerëson “Nju Jurop”.
Në tekstin citohet se interesi i tanishëm i Italisë për rajonin mund të shihet edhe nga aspekti i ndarjes tradicionale në fushat e ndikimit, duke e marrë parasysh se është rëndë të parashiht balanci politik midis Francës dhe Gjermanisë në Evropën Juglindore, veçanërisht nëse dhe kur do të ndodh bregziti. Sipas gazetës, nga ana tjetër pozita e Greqisë thellë është e minuar me shpenzimin e energjisë së saj rreth kontesteve në Detin Egje, Qipro dhe krizën e refugjatëve. “Tërë ajo e lë terrenin e hapur për Italinë, përfundon “Nju Jurop”. (koha.mk)