Uashington, 15 janar – Presidenti amerikan, Donald Tramp është duke menduar t’i tërheq SHBA-në nga NATO, publikoi gazeta amerikane “Nju-Jork tajms” duke iu referuar ndihmësve të paemëruar të shefit të shtetit amerikan.
Tramp vitin e kaluar më shumë herë në takime private e ka shtruar pyetjen për të ardhmen e SHBA-së në NATO gjegjësisht për tërheqjen e vendit nga Aleanca.
Gazeta duke iu referuar personave aktual dhe ish-personave zyrtarë, të cilët e mbështesin Aleancën Veriatlantike, thekson se Tramp mund t’i ripërtërijë kanosjet nëse aleatët nuk e mbështesin marrëveshjen për financimin e Aleancës.
“Nju-Jork tajms” thekson se Tramp, gjatë verës së vitit të kaluar, para Samitit të NATO-s, para këshilltarëve të vet për siguri ka deklaruar se nuk e sheh kuptimin e aleancës ushtarake, e cila financiarisht e dobëson SHBA-në. Atëherë këshilltarët e Trampit në mesin e të cilëve edhe sekretari i Mbrojtjes, Xhejms Matis dhe këshilltari për siguri kombëtare, Xhon Bolton kanë tentuar ta mbështesin strategjinë amerikane për uljen e pranisë në Evropë, por pa u përmendur tërheqja nga NATO.
Sipas gazetës presidenti i SHBA-së më shumë herë ka përsëritur se dëshiron të tërhiqet prej NATO-s, por ekspertët theksojnë se kjo do të jetë “dhurata e shekullit” për presidentin rus, Vlladimir Putin.
Një përfaqësues i lartë i paemëruar i Shtëpisë së Bardhë i pyetur për planet e Trampit e përsëriti deklaratën e presidentit amerikan nga korriku i vitit të kaluar, se angazhimi i SHBA-së në NATO është “shumë i fuqishëm” dhe se Aleanca është “shumë e rëndësishme”