Nju-Jork, 20 korrik – Dy javë para se të hyjë në detyrë në janar të vitit kaluar, presidenti amerikan Donald Tramp ka qenë i njoftuar me informacione të besueshme të inteigjencës, të cila kanë treguar se kolegu i tij rus Vladimir Putin ka urdhëruar personalisht të kryhen kiber sulme me qëllim që të ndikohet në zgjedhjet presidenciale në SHBA në vitin 2016, pohon “Nju-Jork Tajms”.
Gazeta, duke referuar disa burimeve të pranishme në takim, thekson se më 6 janar të vitit 2017, Trampit i janë parashtruar të dhëna, mes të cilëve edhe dokumente dhe letra elektronike të oficerëve ushtarë rusë, si dje informacion të marrë nga “një burim kryesisht i fshehtë i afërt me Putinin”, i cili agjentëve të Agjencisë qendrore të inteligjencës (CIA) u ka shpjeguar se “Kremlini ka marrë vendim të fillojë fushatë të kiber sulmeve dhe dezinformata”.
Trampi “jomjaftueshëm e ka pranuar” atë që ia kanë thënë, e pastaj është përpjekur t’i sjellë në pikëpyetje konkluzionet kryesisht të qarta që i janë prezantuar në brifing, thekson “Nju-Jork Tajms”.