Uashington, 14 tetor – BE-ja do t’i ngrijë financat dhe do ta ndalojë hyrjen në Union të gjashtë bashkëpunëtorëve të afërt të presidentit rus Valladimir Putin për shkak të helmimit dhe përpjekjes për atentat me agjens helmues kimik ndaj opozitarit rus Aleksej Navalni, kupton Nju-Jork Tajms.
Gazeta citon se nën sanksione janë njëri nga zyrtarët më të lartë në pushtetin rus Aleksandar Bortnikov, drejtori i Shërbimit federal për siguri (trashëgimtarja e KGB-së) dhe Sergej Kirienko, zëvendshef i kabinetit të presidentit rus Vlladimir Putin.
Helmimi i Navalnit ndodhi më 20 gusht në Tomsk, Sibir. Sipas tre zyrtarëve të lartë të BE-së, këto persona e kanë ditur për këtë ose ishin të përfshirë në planifikimin e operacionit.
Nën sanksione, gjithashtu përkasin edhe Sergej Menjailo, përfaqësues i autorizuar i presidentit të Rusisë për qarkun federal të Siberisë, Andrej Jarin, kryeshef i Drejtorisë për politikë të brendshme të presidentit, dy zëvendësministra të mbrojtjes, Pavel Popov dhe Aleksej Krivoruçko.
Të gjithë atyre u janë ngrirë financat dhe kapitali në BE, dhe u është ndaluar hyrja në Union.
BE-ja do të vendosë sanksione edhe kundër Institutit shtetëror ruse për kimi organike, ku, sipas shërbimeve zbuluese perëndimore, është prodhuar agjensi nervor “noviçok”, i përdorur kundër Navalnit, i cili nga Omsk ishte transferuar në Berlinb për shërim disa javësh.
Kjo nuk është hera e parë që Rusia të përdorë agjens nervor për atentat të personave të cilët pushteti i konsideron si të padëshiruar.