Nju-Delhi, 5 mars – Kryeqyteti i Indisë Nju-Delhi është qyteti më i ndotur në botë në vitin 2018, tregon hulumtimi i zbatuar nga dy monitoring organizata në 61 qytete, njofton gazeta KOHA.
Pas Nju -Delhit, ku jetojnë 20 milionë njerëz, vijnë kryeqytetet e Bangladeshit dhe Afganistanit, Daka dhe Kabuli.
Analiza është bërë në bashkëpunim me “Aj kju er vizuel” , grup zviceran i cili grumbullon të dhëna për cilësinë e ajrit në gjithë botën dhe organizata ndërkombëtare “Grinpis”.
Sipas hulumtimit, ndotja e ajrit në Nju-Delhi është shkaktuar nga automjetet dhe industria, nga ndërtimtaria, tymi nga amvisëritë dhe nga mbetjet bujqësore.
Në vitin 2018 përmbajtjet e grimcave të imta të pluhurit në ajër në një metër kub ishin 113,5 mikrogram. Sipas kësaj, kryeqyteti kinez është në vendin e tetë në botë për nga ndotja.(koha.mk)