Shkup, 30 prill – Qeveria në seancën e sotme miratoi Propozim ligj për njohje reciproke të patentë shoferëve mes vendit tonë dhe Kosovës, përcjellë KOHA.
Nga pres-shërbimi qeveritar informojnë se Propozim ligji për ratifikim të Marrëveshjes mes Qeverisë së Republikës së Maqedonisë së Veriut dhe Qeverisë së Republikës së Kosovës për njohje reciproke të patentave do të dorëzohet në Kuvend për miratim. (koha.mk)