Shkup, 2 maj – Zëdhënësi i Qeverisë, Muhamed Hoxha, në takimin e së enjtes me gazetarë, njoftoi se Qeveria në mbledhjen e fundit ka miratuar propozim ligjin për njohjen reciproke të patentës së shoferit në mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, informon Koha.mk
Hoxha deklaroi se propozim ligji për ratifikimin e marrëveshjes në mes Qeverive të Maqedonisë së Veriut dhe Republikës së Kosovës për njohjen reciproke të patentës së shoferit do të dorëzohet për miratim në Parlament. (koha.mk)