Njohja automatike e diplomave në Ballkanin Perëndimor është gjithnjë e më afër

7

Ministrat e Arsim të vendeve të Ballkanit Perëndimor, mes të cilëve edhe nga Maqedonia, i kanë mbështetur parimet kyçe për njohje automatike të kualifikimeve akademike në rajon, kumtoi Këshilli rajonal për bashkëpunim (KRB).

Ky progres është bërë në mbledhjen e 7-të ministrore të Platformës për arsim dhe trajnim, për hulumtim dhe inovacione, që u organizua sot në Bruksel nën patronatin e Komisionit Evropian.

Bëhet fjalë për parime, që janë sendërtuar në bazë të asaj që e kanë punuar paraprakisht Grupi punues në KRB dhe Nismën për reforma në arsimin në Evropën Juglindore – ERI SEE, për njohje të kualifikimeve të Ballkanit Perëndimor, që u potencua edhe nga sekretari i përgjithshëm i KRB Gopran Svillanoviq.

Parimet që u mbështetën nga ministrat mes të cilëve edhe nga ministri i Arsimit të Republikës së Maqedonisë, Arbër Ademi, përbëjnë model të njohjes automatike të kualifikimeve akademike, duke përfshirë procedura transparente dhe korrekte konform me Konventën e Lisbonës për njohje.

Comments are closed.