Meqë ishte shtatzënë, vajza vendos që të shesë testet e saj në internet. Në rrjetet sociale ajo vuri njoftimin:-“Shes test shtatzënie pozitiv. Nuk më intereson se për çfarë do i përdorni, për shaka apo për të mashtruar administratorin e agjencisë ku punoni. I shes dhe kaq”. Pas këtij njoftimi, në adresë të vajzës mbërritën shumë kërkesa, pa specifikuar motivin se pse e donin. Kur ajo kontaktonte klientet e saj, iu dorëzonte testin pozitiv të shtatzënisë. Pretendon se ka arritur që të fitojë deri në 200 dollarë në ditë me këtë biznes të pakuptimtë. Fillimisht vajza e hodhi njoftimin për të bërë shaka, por kur pa që kërkesat sa vinin e rriteshin, vendosi që ta heqë njoftim dhe të ndërpriste biznesin e lindur nga hiçi.
Njoftimi i pazakontë: Shes teste pozitive shtatzënie
Leave a comment